“Fletë-rrufeja” me 100 emra/ Rama: Nuk keni parë gjë akoma, ky është ferri i tepsixhinjve

“Fletë-rrufeja” me 100 emra/ Rama: Nuk keni parë gjë akoma, ky është ferri i tepsixhinjve

Postimi i djeshëm i kryeministrit Rama lidhur me 100 emrat e zyrtarëve për të cilët qytetarët janë ankuar në faqen e tij u shoqërua me një debat të madh online që në orët e para. Disa e quajtën “lista e zezë”, ndërsa të tjerë nuk ngurruan ta krahasonin profilin e Ramës ku është bërë denoncimi si fletë-rrufetë e kohës së komunizmit. Ky reagim ka bërë që vetë Rama të shprehet sërish përmes një postimi me anë të të cilit sqaron se si do të veprohet në vijim me ata që nuk i japin qytetarit shërbimin që i takon në zyrat e shtetit.

PER LULET MOS ME PREK

Jam shumë i impresionuar nga reagimet e zhurmshme të luleve "Mos më prek" për emrat e zyrtarëve të rreshtuar në përmbledhjen e raportit të postimit Eksperienca Juaj Negative! Çfarë ka ndodhur që deri edhe opozita e vjetër dhe e re, qenkan alarmuar në pikën që të vënë kujën përmes vetë udhëheqësve të tyre?! Kësaj i thonë tamam, "Bir Selman i nënës kë të qaj më parë?!"...

Sidoqoftë po jap një sqarim për kë ka veshë të dëgjojë:

E para, emrat janë nxjerrë nga komentet e miqve të këtij rrjeti social, pra kanë qenë aty, në postimin prej ku janë përmbledhur dhe nuk janë as "listë e zezë", as "listë shtrigash", as kurrëfarë gjëje tjetër përveçse një përmbledhje mekanike që ka bërë Skuadra e Shënimeve.

E dyta, përmbledhja në fjalë nuk është as opinioni im, as qëndrim i imi, as qëllim për të hedhur hije mbi ndokënd apo arsye për të vepruar administrativisht ndaj askujt prej individëve në fjalë.

E treta, "lulet mos më prek" dhe gjithë tallavaxhinjtë e katundit politik e mediatik që qenkan kuturisur sot të vënë kujën për demokracinë në rrezik, i këshilloj të ruajnë energjitë se nuk kanë parë e as dëgjuar gjë akoma!

Platforma online e Bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm PER SHQIPERINE QE DUAM, e cila do të hapet me fillimin e punës së qeverisë së re, do të jetë ferri i kujtdo që paguhet nga shteti dhe abuzon me njerëzit e zakonshëm, jo vetëm duke u futur duart në xhepa po qoftë edhe duke u sjellë pa etikë me ta. Dhe nuk do të jetë një ferr thashethemesh digjitale nga qytetarë digjitalë që nuk tregojnë identitetin e tyre, po do të jetë ferri i një koalicioni të madh kundër tepsixhinjve, harbutëve dhe parazitëve që paguhen nga taksat tona dhe pa pikën e turpit abuzojnë sa herë u del në shteg njeriu i zakonshëm me hallin e tij!

Pa merak, gjithçka do të jetë morale, ligjore e transparente dhe ferri në fjalë do të jetë prej vërteti jo digjital, sepse boll u cfilit Shqipëria nga Tepsia dhe boll u pataksën njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, nga ferrat e administratës shtetërore që janë rritur prej çerekshekulli në lekurën e Shqipërisë

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy