U arrestua 8 ditë pas lindjes, gjykata lë të lirë nënën lehonë

U arrestua 8 ditë pas lindjes, gjykata lë të lirë nënën lehonë

Gjykata ka pezulluar ekzekutimin e dënimit me burg për Diana Kolaveri Hoshin, duke e liruar nga qelia nënën lehonë. 

Ajo u arrestua 8 ditë pas lindjes së fëmijës, pasi përmbarimi nuk e gjeti për t’i marrë paratë e gjobës.

Nëna nga Mati u lirua sot nga qelia me vendim të gjyqtarit Ardit Mustafaj, me kushtin për të paguar gjobën. 

Kujtojmë që rasti i nënës lehonë tronditi opinionin publik dhe preku zemrat e njerëzve. 

Në vendimin e gjykatës thuhet:

Përfundimisht, bazuar në arsyetimin e mësipërm dhe në provat e administruara, i kërkojmë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm të vendosë:
- Ndryshimin e vendimit nr. 1054, datë 18.06.2020 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Diana Bahçja (Kolaveri/Hoshi) për kryerjen e veprës penale të “Braktisja e fëmijëve të mitur”, parashikuar nga neni 124/1 i Kodit Penal, pasi nuk provohet që e pandehura të ketë kryer veprën penale për të cilën akuzohet”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy