Kontrata 1 euro, Buxhuku: Mungon informacioni mbi investimet e huaja, sipërfaqet jepen si toka dhe jo si projekte

Kontrata 1 euro, Buxhuku: Mungon informacioni mbi investimet e huaja, sipërfaqet jepen si toka dhe jo si projekte

Eksperti i ekonomisë Gjergj Buxhuku i ftuar në MCN Economy ka komentuar skemën 1 euro dhe për zonat malore pas atyre të bregdeti.

Ai u shpreh se ne nuk kemi asnjë informacion se çfarë kanë prodhuar kontrata 1 euro deri tani, ndërsa theksoi se nga strukturat akomoduese janë arkëtuar më pak se 20 milionë euro.

Sipas tij, një tjetër informacion që mungon është dhe ai mbi investimet e huaja dhe kjo ndodh sepse që në momentin zero ti nuk ke bërë disa pritshmëri se si do kthehet përdorimi i këtij aseti natyror.

Në fakt kjo është pyetje e drejtë për të bërë dhe një përmbledhje të asaj që ka prodhuar se ne nuk e dimë. Janë institucionet shtetërorë që duhet të monitoronin dhe raportonin për publikun vlerat që ka sjellë një strategji e caktuar në rastin konkret dhënia e tokave me vlera të caktuara ‘1 euro’.

Ne nuk e kemi këtë raportim, kemi vlerësime të tilla që të ardhurat e Shqipërisë nga turizmi për 2023 tvsh e grumbulluar ishte në shifra simbolike, vlera qesharake. Pra të vetmin raportim që është bërë deri sot është kjo shifër që të ardhurat formale nga turizmi janë fare minimale, 20 milionë euro.

Problemi është nëse e shohim në dy rrafshe, e para cilat janë të ardhurat dhe nga ana tjetër duhet ta krahasosh me pritshmëritë e tua, por problemi është se që në fillim këtu s’ka pritshmëri, qëkur e jep këtë projekt. Pra ne që në momentin zero se kemi të qartë që nga strategjia dhe si projekt tek e tek.

I pyetur se kur themi Shqipëria 1 euro sa investime të huaja kanë ardhur, Buxhuku u shpreh se një informacion të tillë nuk e kemi. Ai tha se sipërfaqet këtu tek ne jepen si toka dhe jo si projekte.

Praktikisht ne themi se kemi investime të huaja nga vit në vit por asnjë nuk i është futur me detaje. Në parim do thosha nuk ka rëndësi se çfarë natyre ka kompania që vjen, problemi është se këtu qëkur fillon strategjia janë thjeshtë idera në kokë të paarsyetuara të lidhura më pas me subjektivizma. Pra që në momentin zero ti nuk ke bërë disa pritshmëri se si do kthehet përdorimi i këtij aseti natyror se nuk e ke marrë përsipër se cilat do jenë përfitimet.

Është fakt i padiskutuar se Shqipëria e brendshme ka nevojë të zhvillohet, janë territore të tëra që janë zbrazur nga popullata dhe kanë nevojë realisht për investim. Të marrësh investim në një territor, pa drita, rrugë, kanalizime natyrisht që nuk është nismë e lehtë dhe logjika nqs ecën me këtë qëllim që si ti shfrytëzojmë burimet potenciale të këtyre burimeve natyrisht nuk ka asgjë të keqe ti japësh disa mundësi.

Se nëse ai fillon të bëjë vetë çdo investim aty të blejë dhe tokën nuk është e lehtë, vete shumë, por këtu problemi është gjë tjetër, është se kur e jep atë pasuri që u takon të gjithëve ti e jep si tokë dhe jo si projekt. Dallimi është i madh se kur e jep si projekt mund ta hedhësh dhe si tender dhe mund të dalin disa aty që ofrojnë dhe shuma lekësh, e dyta është fakti që ti mund të bësh vlerësimin e këtij projekti. Kjo nuk është bërë deri tani. Nqs do veprohet kështu kjo është histori tjetër.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy