Kandidati për deputet i PD-së, Preç Zogaj, thotë se Lulzim Basha do të japë dorëheqjen nëse PD-ja humb zgjedhjet.
“Nëse PD-ja do të pësojë disfatë në zgjedhje, Basha do të japë dorëheqjen. Nuk ka nevojë t’ia kërkojë njeri këtë”, tha Zogaj në emisionin ‘Debati në Channel One’.
Por, në të njëjtën kohë, në emisionin “Top Story”, vetë Basha tha se “me datë 10 apo 15 korrik do të ketë zgjedhje për kryetar të Partisë Demokratike. Atë do ta vendos në harmoni të interesit të PD dhe shqiptarëve”.



