Vrasja e biznesmenit italian pas konfliktit për dritat e gjata/ Zbulohen detaje nga krimi në Tepelenë (VIDEO)

Vrasja e biznesmenit italian pas konfliktit për dritat e gjata/ Zbulohen detaje nga krimi në Tepelenë (VIDEO)

Një konflikt për motive të dobëta mes Gazmend Braçit dhe Kamber Sulçajt për dritat e gjata të automjetit, dyshohet se është bërë shkak për krimin e ndodhur në Tepelenë, ku u vra biznesmeni italian Edoardo Sarchi. Gazetari Besmir Pula në një raportim për Mcn Live nga biznesi i fabrikës së tullave në pronësi të italianit të ndjerë, bën me dije:

Pas krahëve të mi ndodhet edhe fabrika e tullave dhe tjegullave që 44-vjecari kishte në pronësi prej shumë vitesh. Sot fabrika vazhdon punën normalisht ndërkohë që familjarët po presin vizita ngushëllimi për vrasjen e 44-vjeçarit. Krimet e rënda të Gjirokastrës për 12 orë kanë marrë në pyetje të gjithë personat e pranishëm. Pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë, hetimet kanë marrë një tjetër kthesë. Rol kyç në zbardhje kanë pasur dy dëshmitarë, që kanë pohuar që kanë parë një automjet fuoristradë, në momentin kur ndodhi ngjarja. 

 

Policia e Gjirokastrës është vënë në ndjekje të autorit, duke ndryshuar pistën e parë, ku dyshohej se ishte vrarë nga ortakët. Policia ka shpallur në kërkim autorin, ka zbardhur deri diku ngjarjen. Por ende është në arrati. Në cilësinë e provës materiale janë sekustruar armë të ndryshme që përdoreshin për gjah nga autori i dyshuar, Kamber Sulçaj. Janë sekuestruar edhe dylbi që përdoreshin në zona për gjueti dhe fishekë. Gjatë kontrollit në banesë janë gjetur edhe fara kanabisi. Krimet e Rënda e kanë pozicionuar pistën kryesore të vrasjes për motive të dobëta. 

 

Burime bëjnë me dije se gjithçka ka nisur nga një lëvizje e dritave të gjata të automjetit. Fillimisht ka qenë Gazmend Braçi dhe disa miq të tij që kanë debatuar verbalisht me Kamber Sulçajn, i cili i ka akuzuar se kanë përdorur dritat e gjata dhe i ka verbuar. Autori pas debatit verbal s’e ka lënë me kaq muhabetin por është vënë në ndjekje të tyre. Gazmend Braci ka njoftuar babain e tij. 

 

Ky ka shkuar bashkë me biznesnesmenin 44-vjeçar, dhe autori ka qëlluar në drejtim të automjeteve. 44-vjeçari ka marrë një plumb tejshpues, në pjesën e kofshës, dhe s’i ka mbijetuar plagës për shkak të gjakrderdhjes së madhe”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy