“Pse të mos i nënshtrohen testit të PISA-s edhe deputetët dhe ministrat?”

“Pse të mos i nënshtrohen testit të PISA-s edhe deputetët dhe ministrat?”

Testimi i PISA2015 për nxënësit kosovarë ka nxjerrë rezultate të dobëta. Testimi të cilit i janë nënshtruar nxënësit 15-vjeçarë ka nxjerrë rezultate nën mesataren në tri fushat e testuara.

Ndër reagimet që pati pas shpalljes së këtyre rezultateve është edhe ai i kreut të Komunës së Prishtinës. Ironikisht, ai shprehet se një testi të tillë duhet t’i nënshtrohen edhe deputetët dhe ministrat.

“A bën që çdo deputet, ministër, zv. ministër, e kryetar komune t’i nënshtrohet PISA testit? #meditkujena”, shkruan Shpend Ahmeti në “Facebook”.

Kosova ka marrë pjesë në Pisa për herë te parë më 2015 ku janë përfshirë 28 komuna, 225 shkolla dhe 5161 nxënës.

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka thënë se ky rezultat nuk është i papritur, por duhet përmirësuar gjendja aktuale në arsim.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy