Negociatat/ Rama komenton qëndrimin e Holandës: Qasja ndaj Shqipërisë tërësisht e lidhur me politikën e tyre të brendshme

Negociatat/ Rama komenton qëndrimin e Holandës: Qasja ndaj Shqipërisë tërësisht e lidhur me politikën e tyre të brendshme

Diskutimi i parlamentit holandez për negociatat e Shqipërisë ishte kryefjalë e fjalimit të kryeministrit Edi Rama në foltoren e parlamentit sot.

Rama tha se qasja e Holandës ndaj Shqipërisë është e lidhur terësisht e lidhur me politikën e saj të brendshme.

Sipas kreut të qeverisë, Holanda është kundër hapjes së negociatave për çështje të brendshme, ndërsa nuk kurseu sulmet ndaj opozitës, teksa bëri një krahasim me opozitën e Maqedonisë së Veriut.

“Ata që janë përpjekur të thonë se ndarja në propagandë apo në qëndrime mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do të çojë në një ndarje në një gjykim të përgjithshëm, jo vetëm kanë gabuar, por kanë dështuar në përgatitjen e një terreni politik këtu në funksion të agjendës së tyre. Ka një ndryshim të madh që ka përcaktuar në një pjesë të madh edhe dallimin midis dy vendeve, dhe ka të bëjë me qasjen e opozitës atje dhe qasjen e opozitës këtu. Flas për opozitën që nuk është këtu dhe dogji mandatet vetëm për të bllokuar hapjen e negociatave.”

Kryeministri u shpreh se ata që duan të kuptojnë, duhet ta kenë marrë mesazhin se qëndrimi skeptik i disa vendeve mes tyre edhe Hollanda nuk ka të bëjë me problemet e brendshme politike që ka vendi ynë, porse disa forca politike në vendet anëtare të BE janë kundër zgjerimit të unionit.

"Besoj se me debatin e djeshëm holandez cdokush që do të kuptojë, e ka parë se si çështja e ecurisë së mëtejshme është trajtuar si një cështje e politikës së brendshme të atij vendi. Besoj se duke ndjekur debatin holandez, kushdo që dëshiron ka mundur të kuptojë se të gjitha fjalimet i janë drejtuar elektoratit të atij vendi. Të gjitha fjalimet e bëra në parlament i janë drejtuar elektoratit të atij vendi, në gjithë qasjen e partive është përvijuar i gjithë debati i brendshëm me forcat pro dhe kundër zgjerimit, me zërat që fuqizojnë mesazhin e nevojës për të zgjeruar procesin e zgjerimit dhe zërat që fuqizojnë nevojën për të ndaluar zgjerimin. Besoj që u ka mjaftuar të gjithë atyre që në mënyrë vulgare dhe të pabesë janë munduar të paraqesin një tablo të pikturuar sipas ngjyrave të tyre politike. 

Në këtë pikë, të paktën me fjalë, të gjitha partitë në Shqipëri janë të bashkuara. Ata që janë përjekur të thonë se ndarja në propagandë apo qëndrime mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do të çojë në një ndarje në gjykimin e përgjithshëm jo vetëm kanë gabuar, por kanë dështuar në përgatitjen e një terreni politik këtu në funksion të axhendës së tyre politike.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi familjen e Bashkimit Europian si një lojë të madhe interesash duke sulmuar unionin.

"Vendimi i Këshillit nuk ka lidhje fare, po fare me cfarë kemi bërë apo jo. Nuk mendoj se Franca qënkej më lart në kënvështrimin e saj ndaj të gjitha cështjeve ndaj të cilave Gjermania është më afër për arsye të standardeve të tjera. Thelbi qëndron në një situatë në BE që nuk ka lidhje me ne, ku ne përfshihemi si rrjedhojë, por jo si burim, si pasojë, por jo si shkak. Nuk jemi ne shkaku që BE nuk mban një qëndrim të prerë. I patë në parlamentin holandez dje ata që flisnin kundër Maqedonisë, që sipas të tjerëve dhe komenteve këtu, nuk ka asnjë problem. I patë se si u futën në debat duke e bërë copë vendin tjetër. Po ata cfarë ishin ata? Dinë më shumë? Absolutisht jo, është vetëm cështje e qasjes ndaj BE-së në tërësi, ndaj procesit të zgjerimit dhe patjetër ndaj elektoratit të tyre. Qëndrimi i Francës nuk është qëndrim që në fund do të formësohet si funksion i ndonjë leximi më të thellë të situatës së brendshme këtu apo atje, fare! Fare! Por në funksion të strategjisë së re që ka Franca dhe Presidenti francez në raporton me Europën. Kemi hyrë në lojë shumë më të komplikuar, kemi arritur në fazën ku po kërkojmë që të ngjitemi në një tjetër nivel të marrëdhënieve me një familje të madhe interesash. Dhe në atë familje të madhe interesash shikohemi në bazë të interesave" tha ai.

Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Rama ka kërkuar që të shpallen në kërkim me ligj nga parlamenti një grup prokurorësh dhe gjyqtarësh, që sipas tij janë pjesë e një grupi “Kap ça të kapësh”.

Nga foltorja e Kuvendit Rama u shpreh se procesi i vetinguit do të vijojë edhe disa vite, ndërsa këta prokurorë dhe gjyqtarë duhet të shpallen armiq, duke i cilësuar edhe si grupi KÇK (Kap ca t'kapësh).

"Ka ardhur koha të reagojmë të reagojmë me forcë ndaj prokurorëve dhe gjyqtërve që nuk e kanë kaluar vettingun që e dinë që nuk e kalojnë dhe kanë nxjerrë edhe një tog fjalësh KCK (Kap ça t'kapesh): Këtë grupin KÇK ky parlamet duhet ta shpallë grup në në kërkim. E them në mënyrë të drejptërjtë, me çdo mënyrë duke ushtruar pushtetin e sovranit këtu", tha Rama.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy