Kurti takon zyrtaren e DASH-it, i shpreh shqetësimet për kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës

Kurti takon zyrtaren e DASH-it, i shpreh shqetësimet për kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës

Gjatë një takimi me zv.sekretaren e DASH për Çështje dhe Diplomaci Publike, Elizabeth Allen, kryeminisri Albin Kurti ka shprehur shqetësimin e tij mbi kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë ndaj shtetit të Kosovës.

Kurti vuri në dukje se Millan Radoiçiç, autori i grupit të terroristëve dhe paramilitarëve që ekzekutuan sulmin në Banjskë, vijon të jetë i lirë.

Kreu i qeverisë sakaq shprehu keqardhjen që aplikimi i Kosovës nuk ishte përfshirë në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës për 17 maj.

"Në takim u diskutua edhe për raportet Kosovë-Serbi dhe procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Për këtë çështje, kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë e të pakushtëzuar të marrëveshjes bazike dhe aneksit të saj. Sa i përket rrugëtimit të Kosovës në integrimet evropiane, kryeministri Kurti shprehu keqardhjen e tij që Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës nuk pati gatishmëri ta përfshijë Kosovën në agjendën e votimit të 17 majit, duke marrë parasysh se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret e anëtarësimit. Gjatë bashkëbisedimit, kryeministri Kurti e njohu nënsekretaren Allen me zhvillimet në vend, progresin në sundimin e ligjit, politikat sociale që mbështesin gratë dhe fëmijët, reformën në arsim me qëllim ndërlidhjen e arsimit me tregun e punës, dhe politikat dhe investimet në energji”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy