
Banka Qendrore e Gjermanisë ka vendosur ta shtojë monedhën kineze në rezervën e saj të këmbimit të monedhave.
Kjo lëvizje e re mund të forcojë statusin e juanit.
Anëtari i bordit të Bundesbank, Andreas Dombret, thotë se vendimi është marrë vitin e kaluar pasi Banka Qendore Europiane i konvertoi 611 milionë dollarë rezerva në juan.
Kjo lëvizje reflekton rritjen e përdorimit të monedhës kineze dhe rëndësinë e Pekinit si një nga partnerët e mëdhenj tregtarë të eurozonës.



