“Rusia s’do ta ketë të lehtë për tregje”, Kote: BE tregoi unitet, nafta një armë për të fituar mbi Moskën (VIDEO)

“Rusia s’do ta ketë të lehtë për tregje”, Kote: BE tregoi unitet, nafta një armë për të fituar mbi Moskën (VIDEO)

Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV diplomati Jorgji Kote e konsideroi një marrëveshje që tregon unitetin e BE-së atë për sanksionimin e naftës ruse. Kote tha se Perëndimi është në rrugën e drejtë për kohezion, ndërsa theksoi se globalizmi naiv i ekonomisë ka dështuar, pasi duhen zgjidhur më së pari problemet politike mes vendeve.

Ishte një marrëveshje për të cilën ka muaj që është punuar. Ka pasur edhe mosmarrëveshje, konflikte. Dihet që BE është një klub vlerash, por edhe klub interesash, politike, ekonomike, financiare. Siguria, energjitika sidmos, përbën një pikë të rëndësishme. Disa vende kanë pasur varësi gazi dhe nafte nga Rusia. Politika e tyre rezultoi e gabuar. Duke pasur këtë treg të madh me Rusinë dhe Kinën mendonin se do zgjidheshin konfliktet. BE tani ndodhet përballë këtij realiteti ku ka përplasje të mëdha. Edhe në takimin e djeshëm informal, ishte arritje sipas ekspertëve e shënuar për BE-në, për kohezionin dhe unitetin e tij, që arriti në 90 për qind. Duke u hapur rrugën zgjidhjeve të keqkuptimeve dhe mosmarrëveshjeve. Është një lajm i mirë për forcat progresive, për Perëndimin.  Ky globalizimi naiv i ekonomisë si deri më tani rezultoi dështim i plotë. Nuk është paraja dhe ekonomia, është politika që sundon mbi gjithçka. Pa zgjidhur mosmarrëveshjet politike nuk mund të zgjidhen ato tregtare. Evropa, SHBA, Perëndimi janë futur në rrugën e drejtë të kohezionit, për të përballuar vetë nevojën për këto lëndë. Rruga më e mirë e BE dhe SHBA është ajo hap pas hapi, nuk mund të mendosh për gjëra më të mëdha, pa zgjidhur këto problemet e para. Kemi problemin e bisedimeve të paqes Ukrainë-Rusi. Pa futur diplomacinë në mes, sado luftë dhe sanksione të vendosen, s’mund të ketë rrugëdalje pa kosto për njerëzimin”.

Ndërsa komentoi deklaratën e Borrell se sanksionet ndaj Rusisë do të ndikojnë në çmimin e naftës, Kote u shpreh:

Natyrisht, bëhet fjalë për 90 për qind. Kjo do varet nga veprimet e mëtejshme ruse, a do gjejë kanale dhe tregje të reja për ta shitur këtë naftë. Mision i vështirë, por Rusia do bëjë përpjekje mendoj unë me OPEK-un që të gjejë mundësinë. India dhe Brazili janë larg dhe do ketë vështirësi. Kufizimi i tregjeve të shitjes së naftës ruse përbën elementin e dytë që do ndikojë te çmimet e naftës”.

Lidhur me mosmarrëveshjet mes Brukselit dhe Budapestit, Kote tha se si Hungaria ashtu edhe BE-ja kanë për interes të zbuten në raport me njëra-tjetrën.

BE-në disa e mendojnë sikur është Shqipëria dhe SHBA-ja, që me një të goditur të çekiçit bëhet gjëja. Janë 27 vende anëtare që kanë interesa të ndryshme, nevoja të ndryshme. Nuk është e lehtë për të arritur një marrëveshje, aq më tepër kur kanë ngelur 3 javë nga samiti. Do të vazhdojnë tentativat, sidomos me Hungarinë. Edhe Hungaria ka interes të zbutet pak me BE-në që të zbusë efektin e sanksioneve, dhe BE-ja ka nevojë ta mbajë në vathë Hungarinë. Ashtu siç mundohet ta mbajë mirë me Serbinë. Të vendoset përfundimisht ky 90 për qind dhe t’u lihet rrugë tentativave të reja në të ardhmen. Në këtë mënyrë BE do ruajë kohezionin e vet”.

Në fund të fjalës së tij diplomati tha se Moska nuk do ta ketë të lehtë të gjejë tregje për naftën, duke marrë parasysh imazhin që ka krijuar. Sipas tij, nafta është një nga armët më të rëndësishme të Perëndimit për të fituar mbi Rusinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy