Maqedonia e Veriut “ngrin” taksën progresive, Zaev: Nuk dha rezultat, bizneset u larguan nga vendi (VIDEO)

Maqedonia e Veriut “ngrin” taksën progresive, Zaev: Nuk dha rezultat, bizneset u larguan nga vendi (VIDEO)

Një ditë pasi qeveria e Maqedonisë së Veriut pezulloi taksën progresive, kryeministri Zoran Zaev pranoi se aplikimi i saj ishte një gabim. Taksa ishte premtuar që para zgjedhjeve të 2016-s, por për qeverinë Zaev ajo nuk ka dhënë rezultatet që priteshin.  

 “Filluam dhe tani jemi në fund të vitit, dhe ja, pranojmë se nuk i dha rezultatet e duhura. Ky është vetëm një reflektim i qeverisjes së ndershme të cilën kjo qeveri do vazhdojë ta praktikojë. Sepse ekzistojmë dhe punojmë për popullin gjithmonë është më e ndershme ta pranoni gabimin dhe të tërhiqeni një hap prapa, sesa të vazhdohet në diçka nga kapriçot dhe të tregoni se keni të drejtë në atë që e keni filluar si politikë”, ka deklaruar kryeministri Zaev.

Taksa progresive, aplikimi i së cilës nisi në fillim të janarit të këtij viti, synonte ndërtimin e një shoqërie korrekte dhe të drejtë për të gjithë. Zaev pati premtuar se në këtë taksë do të përfshiheshin vetëm personat më të pasur, përkatësisht 1% e qytetarëve të cilët do të taksoheshin me 8% shtesë për të ardhurat mbi 90 mijë denarë. Kjo do të thotë që personat që kishin pagë apo të ardhura mbi 1500 euro në muaj, përveç tatimit personal prej 10%, do të paguanin dhe tatimin shtesë progresiv prej 8%. Në total, ata do të paguanin 18% taksë.

Kjo bëri që shumë kompani, sidomos ato të fushës së teknologjisë dhe sektorëve të tjerë, të gjejnë mënyra të tjera për të paguar punonjësit e tyre.

Zaev thekson se me aplikimin e tatimit progresiv, bizneset janë transferuar në vendet fqinje. Sipas statistikave të qeverisë, në vend kanë hyrë 1 miliardë e 850 milionë denarë, por kanë dalë 2 miliardë e 400 milion denarë si rezultat i transferimit të bizneseve në vendet fqinje. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy