
Anira Gjoni, përfaqësuese e IGJEUM në lidhje skype me ‘MCN Live’ ka folur lidhur me situatën e ditëve të fundit në vendin tonë për shkak të motit të keq.
Ajo tha se situata parashikohet të vazhdojë me reshje shiu me intensitet të lartë dhe erë të fortë. Ajo tha se zonat malore do të preken nga reshjet e dëborës të cilat do zbresin deri në 600 metra mbi nivelin e detit.
Sipas saj, kjo situatë me reshje shiu do të vijojë deri në datën 22 janar, ndërsa në zonat malore do jenë në formën e dëborës.
Jemi rikthyer në stinës së dimrit, por situata ku ndodhemi me sasinë e shtuar të reshjeve të shiut do të vazhdojë dhe sot konkretisht gjatë pasditesh, ndërsa nesër do jenë në nivele mesatare. Presim që era të vazhdojë të jetë e fortë dhe nesër që mund të shkaktojë dhe problematika, si dhe presim që reshjet e borës të zbresin deri në 600 metra mbi nivelin e detit. Në qarqet e veriut si Shkodra dhe Kukësi reshjet do të vazhdojnë pasditen e sotme të jenë intensive, ndërsa në Vlorë po ashtu janë intensive, ndërsa qytetet e tjera do jenë në nivel mesatar. Këto reshje do vijojnë deri në datën 22, ndërsa në zonat malore do jenë në formën e dëborës.
Më tej ajo shtoi se problematike mbetet zona e Shkodrës për shkak të rritjes së nivelit të lumit Buna, liqeni Shkodrës çka sjell mundësi për përmbytje, ndërsa në lumin e Vjosës nivelet po qëndrojnë stabël dhe nuk shihet shtim mundësie për përmbytje.
Në të gjitha zonat malore kryesish veri lindore do ketë reshje dëbore. Nuk presim të ketë stuhi të mëdha, problematika të shtuara nga reshjet e dëborës, do jenë në kushte normale. Reshjet e shiut do vijojë deri ditën e hënë, më pas mbetet për tu parë.



