
Që prej orës 21:00 të mbërmjes së djeshme ende në disa bashki të vendit vijon numërimi i votave, ndërsa në disa të tjera ka përfunduar.
Në 23 bashki, Divjakë, Pustec, Memaliaj dhe Fushë-Arrëz, Konispol, Libohovë Kolonjë, Belsh, Himarë, Roskovec, Poliçan, Vorë, Lushnje, Skrapar, Prrenjas, Mallakastër, Malësi e Madhe, Pukë, Ura Vajgurora, Librazhdi, Gramshi dhe Tropoja, Selenicë ka përfunduar procesi i numërimit të votave dhe është shpallur fituesi i votimeve lokale, ndërkohë që në në 35 bashki vijon ende numërimi.
REZULTATET:
Malësi e madhe
Tonin Marinaj fiton mandatin e dytë në Malësinë e Madhe. Kandidati i PS ka marrë 7,772 vota, e ndërsa, Pjerin Spathari numëron 493 vota.
Gramsh
Gramshi është bashkia tjetër në të cilën PS-ja ka marrë një fitore bindshëm me kandidatin Klodian Taçe. Sabri Ibrahimi 603 vota. Koladian Taçe 8471.
Pukë
Gjon Gjonaj u shpall fitues i bashkisë së Pukës, pasi mori 3730 vota.
Ura Vajgurore
Juliana Memaj e PS-së ka arritur të sigurojë 7,666 vota.
Kukës
Safet Gjici me një rezultat triumfues, 5 kuti të pahapura.
Tropojë
Rexhe Byberi është kryebashkiaku i ri i Tropojës Kandidati i PS-së Byberi ka marrë 3538 vota.
Mallakastër
Qerim Ismailaj nga Partia Socialiste ka marrë 92.36% duke fituar bashkinë e Mallakastrës. Kundërshtrari i tij Robert Brahaj, që mori vetëm 8%.
Librazhd
Gurra ka marrë vetëm 10089 qytetarë.
Skrapar
Adriatik Mema merr zyrtarisht drejtimin e bashkisë së Skraparit. Ai ka marrë 4505 vota.
Lushnjë
Fatos Tushe merr mandatin e tretë, pasi ka marrë 2886 vota.
Prrenjas
Kandidati i PS-së, Nuri Belba. Belba ka marrë 7054 vota, ndërsa kundërshtari i tij Mylim Karriqi vetëm 550 vota.
Vora
Agim Kajmaku ka marrë 6208 vota.
Poliçani
Adriatik Zotkaj ka marrë mandatin e pestë në krye të Bashkisë së Poliçanit. Procesi i numërimit në këtë Bashki ka përfunduar, ku Zotkaj ka marrë 4681 vota.
Tiranë
Deri në orën 04:20 janë numëruar 266 nga 919 kuti, nga të cilat Erion Veliaj udhëheq me 94% të votave.
Kolonjë
Erjon Isai, që kandidoi nën siglën e PS-së është shpallur fitues i bashkisë Kolonjë. Ai mori 93% të votave. Kundërshtari i tij ka marrë 3% të votave, Fatjon Feka.
Roskovec
Majlinda Bufi ka marrë 7740 vota, nga 34 kuti votimi.
Belsh
Arif Tafani i PS-së ka fituar përballë Jashar Elezit me rezultat të thellë, 97%. Tafani ka marrë 7377.
Himara
Në Himarë Jorgo Goro, kandidat i PS-së është rikonfirmuar në detyrë. Ai ka marrë 4209 vota.
Konispol
Shuaip Beqiri ka arritur të sigurojë 3328 vota në Bashkinë e Konispolit.
Libohovë
Luiza Mandi është rikonfirmuar për një tjetër mandat në bashkinë e Libohovës. Ajo ka marrë 1275 vota.
Fushë-Arrës
Janë numëruar 16/16 kutitë e votimit në Fushë-Arrëz. Kandidati i PS-së, Fran Tuçi ka marrë 2460 vota.
Fier
Kuti Votimi 16/226
Armando Subashi 2586 vota
Elbasan
Kuti Votimi 33/235
Gledjan Llatja 4928 vota
Gjirokastër
Kuti Votimi 2/70
Flamur Golemi 324 vota
Has
Kuti Votimi 13/34
Liman Morina 1416 vota
Kamëz
24/127
Kuti Votimi Rakip Suli 1849 vota
Ylber Gjeta 84 vota
Klos
17/32 kuti
Bedri Hoxha 922 vota
Ilmi Hoxha 1999 vota
Korça
45/167
Leonard Olli 398
Sotiraq Filo 5639
Krujë
21/88
Artur Bushi 4746
Kujtojmë se nga të dhënat zyrtare të publikuara nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve në të gjithë territorin e Shqipërisë më 30 qershor votuan 771 863 qytetarë apo e përkthyer në përqindje në 21.6%.



