Ramadan Alushaj, profesor në Universitetin Politeknik, duke folur në “Mcn Informacion” për ndotjen e ajrit tha që grimcat e padukshme PM 2,5 dhe 1 mikron, janë më të rrezikshmet pasi shpërndahen në mushkri dhe gjak. Alushaj theksoi se zona e “21 dhjetorit” është pika e vdekjes sa i takon ndotjes në Tiranë. Profesori thotë se më të rrezikuarit janë fëmijët, të cilët nëse qëndrojnë për 1 apo dy vite në një zonë të ndotur, mund të sëmuren për gjithë jetën.
“Ndotja e ajrit është ajo që ndodh në mjedisin e jashtëm dhe ajo që vjen nga mjedisi i brendshëm. Ndotja nga jashtë si element kryesor ka industrinë, transportin dhe djegien që ndodh për shkak të zjarreve, vullkaneve. E gjitha kjo ndahet në efektin që ka brenda hapësirës. Hapësira e brendshme ndikohet nga ajri i jashtëm rreth 67 për qind. 13 për qind të tjera janë për shkak të efekteve të veprimtarisë së brendshme të hapësirës, nga gatimet, ngrohjes, etj. Rreth 10 për qind janë të ndikuara nga problematika e lagështisë së mureve, kondesimeve, rrjedhjeve të ndryshme. Më i dëmshmi apo problematiku janë të ashtuquajturat grimca PM 2,5 dhe PM 10. Këto dy lloj grimcash, e para 10 PM depozitohet në pjesën e fytit. Më i rrezikshmi është 2,5 dhe 1 që shkon në mushkri dhe shpërndahet në gjak. Këto grimca janë të padukshme. Prodhuesi themelor i PM-së është djegia. Ku ndodh djegia, automobilat, sobat e gatimeve, ngrohje, duhani. Pezmatimi i kafshës që mbajmë në shtëpi, janë një ndotës. Ajo që e shpëton këtë problematikë është ajrosja. Por ai ajër që na vjen nga jashtë mund të jetë më i ndotur se e brendshmja. Dy hapësirat duhet të ndahen me filtrim, por sigurisht ka kosto.
“Sa i përket monitorimit, në një metropol, për shkak të ventilimit të kryqëzuar, kryqëzimet e rrugëve që krijojnë korridore, përqendrojnë në gjithë territorin zona dhe pika të nxehta dhe të lehta. 21 dhjetori është pika e vdekjes së ndotjes më të madhe në Tiranë, për shkak të grumbullimit të trafikut. Ata që janë më të rrezikuarit janë fëmijët. Nëse do ta lëmë 1-2 vjet një fëmijë në ndotje të lartë ai do sëmuret për gjithë jetën, ndërsa një i rritur do ta përballojë. Zonat me gjelbërim dhe liqene janë klasit të parë, ndërsa zonat me kryqëzim makinash, çfarë do të bëjmë e kanë normën më të lartë”.



