Bushati: Inceneratorët dëmtojnë imazhin e qeverisë Rama, opozita po e përdor si kimioterapi për vetveten (VIDEO)

Bushati: Inceneratorët dëmtojnë imazhin e qeverisë Rama, opozita po e përdor si kimioterapi për vetveten (VIDEO)

Ish deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati në studion e lajmeve në ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me çështjen e inceneratorëve për të cilën u shpreh se opozita e ka kthyer këtë në një çështje që po dëmton jetën e qytetarëve dhe veten.

Ai tha se, korrupsioni fatkeqësisht është kancer i shoqërisë shqiptare, por e gjithë kjo që po bën opozita po përdoret si kimioterapi për të shëruar vetveten. Sipas tij, kjo çështje i ka kaluar tashmë drejtësisë dhe ajo duhet të hetojë dhe të flasë.

Mendoj se opozita e ka kthyer çdo çështje të qeverisjes në përplasje të një kali beteje që si bën mirë qytetarëve, jetës së vendit por dhe vetë opozitës. Deri sot opozita ka qenë minorancë dhe ajo duhet të paraqesë atë çfarë do bëj kur të vijë në pushtet, ndërsa ajo thjesht kundërshton dhe bën çdo gjë që kërkon të marrë pushtetin dhe të largojë Edi Ramën. Ajo nuk jep një alternativë, por dëmton shoqërinë dhe veten e vetë dhe qytetarët s’kuptojnë këtë përplasje. Patjetër që korrupsioni është një kancer në shoqërinë shqiptare, por është drejtësia që duhet të veprojë. Opozita po e përdor këtë si një kimioterapi për të shëruar  vetveten.

Më tej ai theksoi se kjo çështje duhet parë rast pas rasti se si çdo bashki e ka trajtuar kë të problem. SPAK e ka në hetim dhe do i shkojë deri në fund.

Kur një çështje kthehet në përplasje për jetë a vdekje është për diskutim, s’ka nevojë për acarime dhe në fund të ditës prandaj janë dhe zgjedhjet lokale, të marrin vota dhe ta ndërrojnë, por kjo përplasje kaq e shpeshtë, çdo diskutim, ne kemi nja një mijë çështje që kanë qenë katastrofike të mëdha dhe gjithmonë pas një jave harrohen dhe del një çështje tjetër. Mendoj se kjo se ndihmon qeverisjen, politikën por dhe vetë opozitën. Duket sikur në atë rrethin vicioz nga historia që se lë PD të dalë dhe të krijojë një personalitet të ri fillojnë dhe krijohen gjithë këto skema. Kush është PD, a do jetë ofertë serioze, apo do vazhdojë me një pronar që është Sali Berisha ‘non grata’. Kjo çështje i ka kaluar drejtësisë tashmë, le të flasë drejtësia.

I pyetur nëse po i mbron Edi Rama kryetarët e bashkive të përfshirë në këtë çështje me turet e tij, Bushati tha se s’ka asnjë lidhje, pasi ai ka shkuar në të gjitha qytetet dhe se punët e mira që kjo qeveri ka bërë duhen promovuar.

Deri në momentin që dorëzohen kandidaturat në KQZ asnjë nuk është i konfirmuar, aktualisht jemi në terren elektoral dhe punët që janë bërë në këto qytete gjithë bashkitë e Shqipërisë janë në drejtimin e PS dhe janë bërë një sërë punësh. Kanë parë dorën se si mund të punohet dhe kjo është diçka për tu promovuar. Rama ka qenë vetë kryetar bashkie dhe të gjitha qytetet donin të ishin si Tirana. Diskutimi mbi inceneratorët e dëmton PS, por për këtë do të flasë drejtësia. Deri në momentin kur dorëzohen kandidaturat patjetër që duhet folur për punët e bëra. Rama ka qenë në çdo qytet jo vetëm në Fier e Elbasan, i bie që ai mos të lëvizë fare nga Tirana, të mos bëjë takime dhe të mos flas për punët e bëra. Ai s’ka shkuar vetëm në këto 3 qytete por kjo është një diskutim që flet drejtësia. Snë fund stë ditës, çështja e inceneratorëve nuk është qendrore, por lokale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy