Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte i pranishëm gjatë momenteve kur 3 banorë të Gjirokastrës dorëzuan vullnetarisht armët. Tahiri ndodhej aty edhe për zyrën e shërbimit unik dhe repartin “Shqiponja”. Duke përfituar nga rasti, ministri falenderoi banorët e Antigonesë për dorëzimin vullnetar të armëve dhe u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të vepronin si ata, pasi qeveria ka miratuar ligjin që nuk i penalizon nëse dorëzojnë armët.



