“AKSHI”/ Drejtori i përgjithshëm i MCN, Endri Meksi, prej orës 10.00 jep deklarime në SPAK

“AKSHI”/ Drejtori i përgjithshëm i MCN, Endri Meksi, prej orës 10.00 jep deklarime në SPAK

Prej më se pesë orësh, biznesmeni dhe drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi vijon të japë deklarime në SPAK, lidhur me dosjen nën hetim “AKSHI”.

 

Gazetari Arsen Rusta raportoi për edicionin e lajmeve në MCN TV, se zoti Meksi vijon deklarimin e tij në Prokurorinë e Posaçme, që prej orës 10.00 të paradites së sotme, ku është thirrur nga dy prokurorët e çështjes Bledar Maksuti dhe Altin Dumani, si person në dijeni.

 

Sipërmarrësi dhe pronari i MCN TV po jep deklarime për gjithçka di dhe për denoncimet publike lidhur me denoncimet që ka bërë. Zoti Meksi ka bërë denoncime mbi fakte dhe prova për të cilat ka dijeni. 

 

Këto deklarime të tij kanë zgjuar interesin për SPAK, duke e thirrur të japë deklarime si person në dijeni.

 

Pjesë e hetimeve është kërcënimi me jetë i Endri Meksit, i cili vazhdon të përgjigjet pa praninë e një avokati para prokurorëve, si person në dijeni për një vepër penale, specifikisht “AKSHI-t”. 

 

Në përfundim ai ka thënë se do të japë deklarime për mediat, për të mësuar se cili ka qenë thelbi i interesit të prokurorëve të SPAK mbi çështjen “AKSHI”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy