
Avokati Idajet Beqiri nga studio e lajmeve në MCN Live ka komentuar lidhur me hetimet për 22-vjeçaren keniane e cila u dhunua në mënyrë barbare.
Ai tha se në këtë rast kemi të bëjmë me një krim të jashtëzakonshëm, ndërsa shtoi se duhet mobilizim nga institucionet për zbardhjen ngjarjes.
Sipas tij, edhe pse ka dalë hapur një dëshmitare që ka dijeni për ngjarjen, ajo ende nuk është marrë në pyetje nga policia e shtetit.
Problemi është se ashtu si e theksuam këtu nga ajo kohë e deri sot shohim se patëm të drejtë në konkluzionet që nxorëm në këtë studio që kemi të bëjmë me një krim të rëndë që policia e shtetit qëllimshëm se ka publikuar as me komunikatë dhe as më vonë me një qëndrim zyrtar se çfarë kishte ndodhur. Kjo nuk është si ngjarjet e tjera, është një ngjarje e jashtëzakonshme sepse nuk është si një aksident automobilistik, një ushtrim dhune nga vëllai, apo diçka e tillë. Ne kemi një dëshmitare që ka dijeni për ngjarjen, ka parë vajzën e hedhur në tokë që ka rënkuar tre herë dhe më pas ka menduar se ka vdekur, ka dëgjuar zhurma nga banesa, ka parë që në mëngjes ka ardhur një ambulancë që ka marrë vajzën dhe nja dy policisë dhe ajo akoma nuk ëhstë marrë në pyetje.
Më tej, Beqiri tha se kemi të bëjmë jo vetëm me një vajzë të re por një shtetase të huaj dhe se shteti shqiptar duhet të sigurojë jetën e tyre dhe kur u cenohet jeta minimumi sensibilizohen të gjithë institucionet. Sipas tij, Policia e Shtetit është e kapur nga krimi dhe po bëhen përpjekje për të mbuluar ngjarjen.
Çështja është se dhe veprimet hetimore kanë nisur pasi u dha lajmi në media sepse e kanë lënë çështjen në duart atyre që duan të mbyllin krimin dhe duart e tyre janë të forta. Fatkeqësisht një pjesë e mirë e policisë së shtetit është e kapur nga krimi dhe ligjin atje brenda e bëjnë të fortët. Dyshimet hidhen hapur brenda familjes së tij për veprën penale që ka ndodhur, dyshimi është te njerëzit më të afërt të tij. Në vend që ai të kapi mediat dhe Gjergj Zefin që të gjejë mënyrën për ta mbyllur ngjarjen, atë lek ai duhet t’ja japë asaj vajzës që të vejë ta çojë në Itali sepse punëdhënësi ka detyrim ligjor për punëmarrësin. Të vjen mirë kur e merr këtë vajzë të bukur yll e çon në kazino dhe ajo të siguron fitime të mëdha dhe kur ajo përfundon në koma se çon në Itali për kurim. Policia e shtetit pse ngelet vetëm me një informacion, apo prokuroria e ka çështjen ende në dorë. Policia e shtetit është e kapur deri në fyt nga mafia. Brenda një muaj prokuroria ishte e detyruar ti jepte avokatit të gjithë materialin e dosjes.
I pyetur se sa gjasa ka të ngrihet një skemë për atë që ka ndodhur, Beqiri tha se kjo do dalë vetëm me dosjen, kur të merren materialet e dosjes së prokurorisë.
Nuk e paragjykojmë, por nga mënyra se si po veprojnë akoma kam përshtypjen se ajo dosje ka xhevahire, do nxjerr plagë shumë të rënda dhe nuk do kalojë pa ndëshkime me dorëheqje në kupolën e policisë së shtetit por dhe në prokurori. Po bëhen përpjekje për ta mbuluar dhe thuhet se akti mjeko-ligjor zbulon se vajza ka brinjë të thyera dhe dëmtime në kokë por thanë se i ka nga rënia në tokë. Por ajo është dhunuar ndërsa përpjekjet po bëhen të mendohet se gjoja ajo u hodh nga banesa e saj. Problemi është që zbardhjen e ngjarjes do ta bëjë vetë vajza por ajo ende nuk flet dot, por të filloj të flasë dhe atëherë do shihni se sa shpejt do arrihet te e vërteta. Prandaj apeli është që të merret në mbrojtje vajza që të mos i prihet gjuha sepse ky krim do të zbardhet dhe ky krim është brenda kazinosë.



