
Familja mbretërore në Britaninë e Madhe pret një pasardhës tjetër. Meghan Markle dhe Princi Harry duket se ia ka dhënë familjes mbretërore lajmin e mirë gjatë cermonisë martesore të princeshës Eugjeni, ditën e premte. Lajm u bë publik disa orë pasi çifti arriti në Sidnei për të bërë turneun e tyre të parë ndërkombëtar. Fëmija i princit Harry do të jetë stërnipi i tetë i Mbretëreshës.
Një njoftimin e shpërndarë nga Kensington Palace thuhet se: ‘Hirësitë e tyre mbretërore, Duka dhe dukesha e Sussex-it, janë shumë të lumtur të njoftojnë se Dukesha e Sussexit pret një fëmijë në pranverën e vitit 2019. Ata e vlerësojnë të gjithë mbështetjen që kanë marrë nga njerëzit në mbarë botën, që nga dasma e tyre në maj, dhe janë të kënaqur që mund ta ndajnë këtë lajm të lumtur me publikun”.
Meghan thuhet se është në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa pritet që fëmija të lindë në fund të prillit.
Muajin e kaluar, nëna e saj, Doria Ragland, është parë duke marrë mësime për kujdesin ndaj foshnjave në Pasadena të Kalifornisë dhe burimet mbretërore kanë thënë se ajo mund të shkojë në Londër nga SHBA-të për të ndihmuar dukeshën për t'u kujdesur për fëmijën, pasi Meghan nuk dëshiron të punësojë dado.
Çifti nuk ka ndryshuar planet e tyre për turneun e Australisë , përfshirë udhëtimin e tyre në Fixhi dhe Tonga javën e ardhshme, pavarësisht këshillave të FCO se gratë shtatzëna nuk duhet të udhëtojnë në rajon për shkak të rrezikut të virusit Zika. Çifti u shpreh se janë konsultuar me mjekët dhe kanë vendosur të mos i ndryshojnë planet.



