Bushati: Një njollë në kostumin e Ulsi Manjës vlejti sa shkopinjtë e gomës mbi protestuesit e pambrojtur

Bushati: Një njollë në kostumin e Ulsi Manjës vlejti sa shkopinjtë e gomës mbi protestuesit e pambrojtur

Incidente të rënda u shënuan gjatë protestës së zhvilluar para Parlamentit, ku ndërhyrja e policisë për të penguar protestuesit të afroheshin te godina u shoqërua me përplasje dhe përdorim force.

 

Duke komentuar ngjarjet në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, analisti Andi Bushati tha se përgjegjësia për përshkallëzimin e situatës bie mbi qeverinë, ndërsa kritikoi ashpër reagimin e policisë.

 

Sipas tij, një njollë në kostumin e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, u trajtua si më e rëndësishme sesa dhuna e ushtruar ndaj protestuesve.

 

Unë jam për luksin që problemet të zgjidhen me paqe. 

Por kur ke përballë një faktor të dhunshëm, mendoj se nuk të mbetet alternativë tjetër dhe dhuna kthehet në vetëmbrojtje.

 

U pa që për kostumin e Ulsi Manjës, njerëz u masakruan. 

Një njollë në kostumin e Ulsiut, vlente sa shkopat e gomës, mbi njerëz të pambrojtur. Ka pamje të llahtarshme të protesuesve të shtrirë. 

 

Asnjeri nuk është aq kafshëror sa të gjuajë një njeri të shtrirë, duket se ka marrë urdhër. Nuk është zell personal, por zell në ushtrimin e një detyre.

 

Kur flasim për dhunë, duhet të kuptojmë se kush qëndron në gjenezë të dhunës. Qëndron Rama dhe aparati i tij privat shtetëror. 

 

Ka 33 ditë që Rama nuk do të shohë realitetin në sy. Njëherë agjent të grekut, Iranit, serbit, pastaj një komplot i botës. 

 

Pse Rama është sot për dhunë? Edi Rama për herë të parë nuk ka përballë gogolin Sali, ka ngelur pa narrativë ndaj masës së madhe të qytetarëve që kanë dalë në shesh. 

 

Po teston me çdo mënyrë të fikë protestën. Filloi me punën e agjentëve. Thoshin është kërkesa kaotike pa kërkesa. Kur dolën kërkesat, thoshin a pse këto janë. Kur dalin figurat, thonë a këto janë të përlyer. 

 Pra regjimi të zgjedhë edhe kundërshtarin. 

 

Pasi ka testuar një diversitet strategjish, Rama po teston të riut, thotë mos jep sukses ushtrimi i dhunës, mos frikësohen. 

Pra dhuna është një gjë e menduar strategjikisht, është faza e re për të fikur protestën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy