Dialogu me Serbinë, Thaçi: Në qershor takohem me Vuçiç

Dialogu me Serbinë, Thaçi: Në qershor takohem me Vuçiç

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se vazhdimi i dialogut ndërmjet Prishtinës e Beogradit mund të pritet në qershor.

"Besoj se në gjysmën e dytë të muajit qershor do të kemi takim të ri në Bruksel”, ka thënë Thaçi për N1 duke iu përgjigjur pyetjes për vazhdimin e dialogut.

Thaçi po qëndron në Mal të Zi dhe po merr pjesë në forumin "To be Secure"(2BS).

Gjatë qendrimit të tij në Budva, kreu i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me drejtorin për Evropën Qendrore dhe Jugore të SHBA-së, Matthew Palmer.

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Thaçi ka thënë se Kosova do ta ketë përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikë në fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy