
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë ka akuzuar Rusinë se ka vendosur në rrezik paqen me diplomacinë e Luftës së Ftohtë.
Berlini i ka kërkuar Moskës të ndërmarrë hapa seriozë për de-përshkallëzimin e krizës në Ukrainë.
Reagimi vjen pasi presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi se Rusia mund të jetë duke justifikuar pushtimin e Ukrainës.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se një aksion ushtarak mund të nisë menjëherë, por theksoi se ende është e mundshme zgjidhja diplomatike.
Rusia tha se pretendimet ishin pa baza dhe akuzoi SHBA-të për krijimin e tensioneve.



