
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka përfunduar vizitën e tij për rreth gati 8 orë në Tiranë, ku përmes agjendës së tij, pati takime me zyrtarët e lartë të vendit dhe jo vetëm.
Analisti Neritan Sejmani në studion e “Të paekspozuarit” në MCN tv, e quajti më shumë si një vizitë festive për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA.
Ishte një vizitë normale një aktivitet i pazakontë. Kjo ishte e konceptuar më shumë si një festim i marrëdhënies mes dy vendeve sesa një takim që ka qëllime diplomatike sesa politike.
Kjo tregon edhe një marrëdhënie të veçantë që ka Shqipëria me SHBA, ku edhe një vizitë diplomatike kthehet në festë.



