Policia e Kurbinit ka arrestuar në flagrancë 49 vjeçarin Bashkim Hasani, për veprën penale të prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
U sekuestruan 3.6 kg lëndë narkotike marijuanë si dhe 18 kapsolla donatore elektrike.
Materialet iu gjetën në banesën e shtetasit Bashkim Hasani , 49 vjeç banues në Gjorem, i cili u arrestua në flagrancë.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.



