MEPJ: Mos ndërmerrni udhëtime drejt Izraelit. Ata që duan të largohen të na kontaktojnë

MEPJ: Mos ndërmerrni udhëtime drejt Izraelit. Ata që duan të largohen të na kontaktojnë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka dalë me një njoftim për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve shqiptarë në Izrael. Në njoftim thuhet se që prej ditës së djeshme MEPJ është në kontakt me shqiptarët që jetojnë e punojnë në Izrael. Nisur nga konflikti i nisur që prej ditës së djeshme, MEPJ ka publikuar disa numra telefoni dhe adresa për qytetarët shqiptarë, si dhe u ka treguar disa rregulla sigurie që duhet të ndjekin. Po ashtu theksohet se qytetarët shqiptarë këshillohen të mos ndërmarrin udhëtime drejt Izraelit për arsye sigurie. 

NJOFTIMI 

Në funksion të sigurisë së qytetarëve tanë lutem publikimim sa më parë të informacionit si më poshtë:
Njoftim i rëndësishëm*
‼️ Për shkak të situatës së jashtëzakonshme në Izrael, informojmë qytetarët shqiptarë si në vijim:
Aeroporti ndërkombëtar Ben Gurion  ( https://www.iaa.gov.il/en/) është i hapur.
Qytetarët shqiptarë që kanë nevojë për informacion për largimin nga Izraeli të  kontaktojnë  në nr.whatsapp: 
+972 54-904-2813 ose
në adresën e emailit: DK@mfa.gov.al
Për arsye sigurie, këshillohet të mos ndërmerrni udhëtime drejt Izraelit, edhe nëse kishit planifikuar udhëtime drejt këtij shtetit.
Rregullat e sigurisë që duhet të ndjekin qytetarët gjatë lëvizjeve, i gjeni në linkun e Home Command
https://www.oref.org.il/en

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy