"Me dy qese me rroba dhe pamje të qetë", detajet e transferimit të Saimir Tahirit në burgun e Fierit

"Me dy qese me rroba dhe pamje të qetë", detajet e transferimit të Saimir Tahirit në burgun e Fierit

Me dy qese në dorë dhe dy xhupa, Saimir Tahiri është paraqitur sot pasdite në burgun e Fierit.

Ish-ministri i Brendshëm shoqërohej nga punonjësit e DPB dhe është vendosur në një regjim observimi për dy javë.

Burimet i thanë MCN TV se ai është vendosur në qeli më vete dhe nuk ka kërkuar asgjë.

Sipas burimeve, ish-ministri është paraqitur i qetë në momentin e mbërritjes dhe më pas është sistemuar në qeli.

Tahiri do ta vuajë në burgun e Fierit dënimin e caktuar pak ditë më parë nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, u dënua nga Apeli i GJKKO me 3.4 vite burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy