Vajza e showbiz-it shihet në sektorin ekonomik pak pasi publikoi foton në zonën VIP të avionit

Vajza e showbiz-it shihet në sektorin ekonomik pak pasi publikoi foton në zonën VIP të avionit

Një influencër është pyetur nga fansat e saj mbi foton që postoi në sektorin VIP të një avioni, kur në fakt po udhëtonte me sektorin ekonomik.

Oceane El Himer, 27 vjeçe, postoi foton në profilin e saj në Instagram për 846,000 ndjekësit e saj, por një pasagjer tjetër tha se ajo më pas u ulë në vendin e saj në sektorin ekonomik.

E veshur me një bluzë të gjelbër dhe tuta vjollcë, Oceane, nga Franca, postoi një foto në pjesën VIP të avionit duke treguar luksin përreth.

Por një foto e dytë, e cili është shpërndarë në Twitter , tregonte atë të ulur në një karrige në sekotrin ekonomik me telefonin e saj në dorë.

Oceanne El Himer në vendet me ekonomi

Imazhi i ngarkuar nga Oceane, i cili mori më shumë se 100,000 pëlqime dhe krahas saj ajo shkruante se do të fluturonte gjithë natën.

Por shumë shpejt një person në “Twitter” ndau foton e saj me mbishkrimin 'Oceane El Himmer në sektorin ekonomik'.

Oceane u bë e famshme për herë të parë pasi mori pjesë në një shfaqje televizive realitet të quajtur 'Les Princes et les Princesses de l'Amour', ku ajo me motrën e saj binjake Marine luftonin për dashurinë e të njëjtit mashkull.

Ndërkohë më vonë ajo u shfaq edhe në emisione të tjera duke reklamuar jetën e saj luksoze. Ajo shpesh postonte jetën e saj të luksit dhe në fotot e saj në Instagram shihet qartë se ajo është një person e rrethuar me luks.

Burimi: Mirror Përshtati: MCNtv.al

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy