Presidenti i Meksikës, Andrés Manuel López Obrador po ndërpret marrëdhëniet diplomatike me ambasadat e SHBA-së dhe Kanadasë pasi ambasadorët e tyre kritikuan propozimin e tij për të zgjedhur gjyqtarët me votim popullor.
López Obrador njoftoi masën gjatë një konference për shtyp këtë të martë, duke thënë se “pauza" është me ambasadat dhe jo me vendet.
Ai tha se marrëdhëniet do të rivendosen pasi diplomatët të respektojnë pavarësinë e Meksikës, sovranitetin e vendit tonë.
Propozimi i López Obrador për reformën në drejtësi është pjesë e një pakete ndryshimesh kushtetuese që ai ka kërkuar, të cilat ende nuk janë miratuar.
Të hënën, një komitet i Kongresit miratoi propozimin dhe tani kërkon miratimin e dy të tretave në të dy dhomat e Kongresit.



