Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur qëndrimin e tij për Presidentin e Republikës pas vendimit të këtij të fundit për të anuluar datën e zgjedhjeve lokale.
Nga Dibra, ku zhvilloi një takim elektoral, Rama tha se vendimi është përçarës dhe si pasojë, Meta nuk e meriton më të jetë simboli i unitetit të kombit.
“Meta nuk e meriton më zyrën ku rri. Ai që duhet të ishte gardiani i Kushtetutës. Nuk e meriton më të jetë figura e unifikimit të kombit. Ajo që ka bërë është përçarëse, konfliktuese, është vetëvrasje politike, nga pikëpamje ligjore është nul, është njësoj sikur të ndalësh ndeshjen Islandë – Shqipëri dhe nga pikëpamja morale është një turp që do t’i mbetet atij. Nuk mundet presidenti të vendosë diçka të tillë, nuk mund ta çojë matanë Kushtetutës”, tha Rama.



