Basha me Presidentin e PE: PD po bën gjithçka për hapjen e negociatave

Basha me Presidentin e PE: PD po bën gjithçka për hapjen e negociatave

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zbardhur takimin e presidentit të PE-së, Davis Sassoli mbajtur këtë të martë në selinë e PD.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, kryedemokrati shkruan se Sassoli garantoi se do të jetë një mbështetje për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

“I lumtur të takoja mikun e Shqipërisë, Presidentin e Parlamentit Europian z. David Sassoli dhe të merrja prej tij konfirmimin se, personalisht dhe institucionalisht, do të jetë një mbështetje e fuqishme dhe e vazhdueshme për rrugën europiane të Shqipërisë dhe përparimin demokratik të vendit tonë.”

Ndër të tjera, lideri demokrat i përcolli kreut të PE-së se opozita e bashkuar po bën gjithçka që aspirata e qytetarëve shqiptarë për hapjen e negociatave me BE të bëhet realitet sa më parë.

“Bashkimi Europian dhe respektimi i vlerave europiane është e ardhmja e vetme e Shqipërisë, pavarësisht krizës që vendi po kalon! Mirënjohje Presidentit Sassoli dhe Parlamentit Europian për mesazhin shpresëdhënës se populli shqiptar ka patur dhe do të ketë gjithmonë mbështetjen e Europës.”

Pas këtij takimi, mësohet se Sassoli do të takohet me Ambasadoren e re të SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy