Për Armela Muratin, të vetmen femër pilote në Shqipëri, të qenurit pilote e Forcës Ajrore kërkon pak më shumë forcë psikologjike sesa profesionet e tjera. E ftuar në studion e lajmeve në MCN TV, së bashku me kolegun e saj nën togerin Foti Spaho, Murati tha se ajo ndihet e privilegjuar për mënyrën si është trajtuar nga kolegët dhe instruktorët e saj duke mos u ndjerë e distancuar. Duke vijuar shpjegimin e saj, Murati theksoi se pilotët nuk ndihen të privuar dhe se i kanë mundësitë për stërvitje.
Unë isha e emëruar në Forcën ajrore, kështu që mundësia që m'u dha ishte e artë dhe këtu nisi dëshira për të qenë pilote helikopteri. Flasim për një profesion që s’ka pasur pilote femër dhe vështirësia ishte më e madhe. Ne kemi kushte, i kemi kushtet për trajnimin dhe certifikimin për tu bërë pilotë. Ne nuk na mungojnë mundësitë, kemi Black Hawk, dhe cougar, nuk ndihemi të privuar.
Si çdo profesion tjetër, piloti kërkon pak më shumë forcë psikologjike. Kërkon forcë fizike, kam qenë me fat për instruktorët që kemi pasur. Kam qenë e privilegjuar për mënyrën si më kanë trajtuar, s’e kam ndjerë vetën të distancuar. Prindërit i kam pasur mbështetje, janë krenarë dhe më bëhet qeifi që arrita këtu.
Komentet e njerëzve kanë qenë dashamirëse se më në fund Shqipëria arriti të ketë një pilote femër.
Ndërkohë nën togeri Spaho tha se mundësia për tu bërë pilot ushtarak vjen vetëm një herë në jetë teksa tregoi se ata marrin trajtim të veçantë financiar. Më tej, Spaho tha se ky profesion ka nevojë për një regjim të caktuar ushqimor dhe fizik.
Të gjithë ne kemi qenë pjesë e FA. Na u dha mundësia gjatë kohës që ishim në shërbim, është mundësi që vjen një herë në jetë, sepse ka disa kritere, kemi qenë me fat që jemi përzgjedhur.
Kemi 3 helikopter në dispozicion kemi pasur të gjitha kushtet, klasat materialet që ta mbarojmë kursin. Jemi trajnuar ne dy lloje të ndryshme helikopterësh stërvitorë. Pas përfundimit të fazës së parë do të fillojmë me tipet e tjera me cugar.
Profesioni ka nevojë për regjim ushqimor, fizik, në bazën e Farkës i kemi kushtet për regjimin fizik, por ne kemi dhe trajtim të veçantë që e marrim për shkak të vështirësisë.



