Një 79-vjeçar i quajtur Ndriçim Keta ka humbur ditën e sotme kontaktet me familjen teksa ka dalë nga shtëpia në orën 09:00. I moshuari është larguar me biçikletë nga rruga ‘Mine Peze’, zonë në të cilën edhe banon.
Për shkak se edhe nuk ka telefon me vete ai nuk ka mundur të vendosë kontakte me familjarët. 79-vjeçari është i veshur me pantallona dhe këpucë të zeza, ndërsa lart ka një bluzë ngjyrë gri.



