
Duke filluar nga ora 19:00, do të luhet sfida e kthimit mes Tiranës dhe Dinamo Batumi, e vlefshme për turin e parë në Conference League. Kjo përballje do të transmetohet live dhe falas në MCN 24, në platformën TIBO. Pak minuta para sfidës, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare. Bie në sy 11-shja e Tiranës, ku trajneri Shehi ka bërë ndryshime, nga ndeshja e kaluar që u mbyll 1-1. Regi Lushkja dhe Florian Përgjoni zënë vendet e Ardit Deliut dhe Gledi Micit nga minuta e parë. FORMACIONET ZYRTARE: Dinamo Batumi (4-2-3-1): Chichkan, Mamuchashvilli, Kabakhidze, Balic, Giorbelidze, Teidi, Lytvynenko, Tsiataishvilli, Zaria, Bidzinashvilli, Flamarion. Tirana: (4-3-3) - Selmani; Doka, Najdovski, Hoxhallari, Përgjoni; Hila, Jonuzi, Lushkja; Hasani, Abazaj, Latifi. Trajner: Orges Shehi



