Një tjetër incident që i ngjan një sulmi terrorist është regjistruar paraditen e sotme. Një roje është goditur me thikë në konsullatën franceze në Arabinë Saudite, vetëm pak pasi tre njerëz u vran me thikë në afërsi të kadetrales së Nisës në Francë.
Sipas raportimeve të para, autori ka përdorur një mjet të mprehtë për të goditur rojet në kompleksin francez në Jeddah.
I plagosuri është dërguar në spital me lëndime që nuk i rrezikojnë jetën.
Sulmi vjen vetëm disa orë pasi një sulmues bërtiti "Allahu akbar" ndërsa ai i preu kokën një burri dhe një gruaje dhe vrau një tjetër brenda bazilikës Notre-Dame në Nisë këtë mëngjes.
Po në Francë, në Avignon, një tjetër person sulmoi me thikë policinë, e cila iu kundërpërgjigj me zjarr duke e lënë të vdekur.



