Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se taksa 100 për qind e pengon formalizimin për ndarje
Sipas kreut të qeverisë, dialogu është devijuar nga disa qarqe.
“Sot 20 vjet pas çlirimit, dialogu u devijua nga disa qarqe, duke u vendosur në dialog për territore. Taksa 100 për qind e pengon formalizimin për ndarje”, tha Haradinaj.
Kreu i qeverisë së Kosovës, deklaroi për bllokimin e mallrave serb se është veprim që pengon formalizimin e një ndarje, dhe se Kosova nuk jep tokë për njohje, dhe se nëse ky është çmimi për njohje, Kosova nuk ka nevojë për njohje nga Serbia.
“Vendosmëria për të qëndruar në drejtën e Kosovës së 17 shkurtit është rreshtim i drejtë në anën e historisë, dhe ne poashtu me vendimin e marrë për të bllokuar mallrat serbe, pra taksa 100 për qind është poashtu veprim që pengon formalizimin e një ndarje. Kosova nuk jep tokë për njohje, edhe nëse ky është çmimi, Kosova nuk ka nevojë për njohje nga Serbia”, tha Haradinaj.



