Nga ministër Financash, në shofer taksie

Nga ministër Financash, në shofer taksie

Deri në gushtin e vitit të kaluar, Khalid Payenda ishte ministër i Financave i Afganistanit.

Nëntë muaj pas tërheqjes së trupave amerikane nga aeroporti i Kabulit, jeta e tij ka ndryshuar totalisht: ai tani është një shofer taksie në Uashington.

Historinë e tij të çuditshme e rrëfen BBC.

Sot Payenda i kalon ditët pas timonit të Honda Accord, por kjo nuk është e gjitha. Ai njëkohësisht punon si ndihmësprofesor në Universitetin Georgetown, ku paguhet 2000 dollarë për semestër.

“Mund të qëndroni të projektuar në të kaluarën, duke u ankuar, ose mund të përvishni mëngët dhe të vazhdoni përpara”, thotë ish-ministri i Thesarit. “Kështu që fillova të bëja disa rrugë si taksi dhe mbeta i habitur: po paguhesha shumë më tepër nga sa prisja”, thekson ai.

Payenda kishte dhënë dorëheqjen si ministër i Financave një javë përpara se talibanët të merrnin Kabulin. Marrëdhënia e tij me Ashraf Ghani Ahmadzai, president i Republikës Islamike të Afganistanit, u komprometua përfundimisht. Nga frika e arrestimit, ish-ministri vendosi të largohej drejt Shteteve të Bashkuara dhe të hedhë themelet e një jete të re.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy