
Qemal Çejku, kandidati për kryetar në PD e Kamzës foli përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN tv për procesin e zgjedhjeve që zhvillohet ditën e sotme. Ai tha se procesi po ecën normalisht dhe se ka pasur një fluks të jashtëzakonshëm votuesisht. Çejku përsëriti dhe një herë se objektivi i vetëm është bashkimi për të luftuar kundër Edi Ramës.
Deri tani në degën Kamëz procesi vazhdon normalisht, i qetë dhe me një fluks jashtëzakonisht të madh. Shpresoj të kemi një bashkim të demokratëve të Kamzës kundër Edi Ramës.
Objektivi është bashkimi. Vetëm nëse do bashkohemi do të bëhemi një opozitë e fortë.



