Gjysma e kabinetit qeveritar/ Kush janë kandidatët për ministra të Albin Kurtit

Gjysma e kabinetit qeveritar/ Kush janë kandidatët për ministra të Albin Kurtit

Tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare, Kosova nuk ka ende një qeveri. Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, publikoi sot emrat e kandidatëve të partisë së tij për anëtarë të kabinetit.

Ende pa një marrëveshje me LDK-në, e cila pritet të jetë partia aleate në koalicionin qeveritar, është ndërtuar në këtë mënyrë gjysma e kabinetit.

Por kush janë pretendentët për ministra të qeverisë së re të Kosovës?

Zëvendëskryeministër i dytë i qeverisë është propozuar Haki Abazi. Ai është diplomuar në Inxhinieri, Shkenca Kompjuterike dhe Menaxhim Biznesi në Universitetin e Prishtinës, dhe George Mason në SHBA dhe ka mbajtur poste menaxheriale në shumë institucione ndërkombëtare. Ai ka publikuar me dhjetëra shkrime, analiza në media dhe gazeta profesionale, artikuj akademikë dhe ka zhvilluar ide unike në fushën e përkrahjes së zhvillimit të demokracisë, ndërtimit të paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Aktualisht është drejtor i Programit Zhvillimor në Pakistan të financuar nga USAID.

Në postin e Ministres së Drejtësisë është propozuar Albulena Haxhiu. Ajo ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Juridik dhe është deputete e Vetëvendosjes prej 3 mandatesh Në legjislaturën e V dhe VI ka drejtuar Komisionin për Legjislacion.

Blerim Reka është ministri i mundshëm i Punëve të Jashtme dhe Diasporës. I diplomuar për Drejtësi në Universitetin e Prishtinës, Reka ka qenë ambasador i Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian në Bruksel. Ai ka mbajtur edhe poste diplomatike dhe këshilluese juridike si Këshilltar i Presidentit të Republikës së Kosovës për Integrimin në BE dhe anëtar i Ekipit të Ekspertëve për Strategjinë Kombëtare dhe Integrimin në BE. Profesor i së Drejtës Ndërkombëtare, Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Ligjit të BE-së në Universitetin e Evropës Juglindore që nga viti 2002, Reka gëzon një doktoratë në të Drejtën Publike Ndërkombëtare dhe të Drejtën Civile dhe Ekonomike si dhe është autor i 18 librave.

I propozuari për ministër të Financave, prof. Besnik Bislimi ka studiuar për analiza makroekonomike në Universitetin e Zagrebit në periudhën 1990-1994. Ai ka një doktoraturë nga Universiteti i Fraiburgut në makroekonomi me specializim në politikat fiskale dhe tranzicionin drejt ekonomisë së tregut. Që nga viti 2004 punon në Universitetin Amerikan në Kosovë. Po ashtu mban postin e udhëheqësit të njësisë për Ekonomiks në Universitetin Amerikan dhe atë të Drejtorit Menaxhues të Qendrës për Hulumtime në këtë universitet. Është ekspert për politikat fiskale; politikat monetare; politikat e tregut të punës; privatizim; decentralizim fiskal; borxhin publik; antikorrupsion.

Ministrja e mundshme e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari ka studiuar në Suedi, ndërsa është pronare e një kompanie private që merret me këshillimin e bizneseve. Ajo punon si koordinatore për Arsimin e Lartë në organizatën joqeveritare që vepron në Kosovë, “Austrian Development Agency”.

Kandidati për Ministër të Shëndetësisë dhe Sportit, Arben Vitia, është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë. Gjatë vitit 2003-2004 ka punuar si mjek në Mitrovicë. Që nga viti 2010, është aktivist në Lëvizjen VETËVENDOSJE! ku është angazhuar dhe ka drejtuar Komitetin për Shëndetësi. Në vitet 2013-2018 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës. Në vitin 2018 është emëruar si Koordinator i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe po në atë vit është zgjedhur si Kryetar i kësaj Qendre ku vazhdon të jetë akoma.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy