Gjykata Kushtetuese vendosi këtë të premte heqjen e pezullimit nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku, duke e kthyer këtë të fundit në detyrë.
Eksperti i sigurisë Ilir Kulla duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” tha që koncepti i pezullimit të ministrit nuk ekziston në Kushtetutë.
"Nuk ekziston koncepti i pezullimit të ministrit. Ministri është subjekt kushtetues, sikundër deputeti dhe kryetari i bashkisë. Pse hera e parë është që bëjnë ligj që s’përputhet me Kushtetutën?! Gjykata Kushtetuese pezulloi pezullimin. Ajo ishte tejkalim i masës. Balluku është edhe deputete edhe anëtare e Këshillit të Ministrave. Do kishte ky vendim që Gjykata Kushtetuese do t’i ndante ujërat.
Mund të themi që në këtë pikë Rama e mposhti Gjykatën Speciale”.



