Festa e Bajramit, OKB bën thirrje për armëpushim treditor në Sudan

Festa e Bajramit, OKB bën thirrje për armëpushim treditor në Sudan

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka bërë thirrje të enjten për armëpushim treditor në Sudan, në ditët kur shënohet Festa e Bajramit.

Ai ka thënë se gjatë këtyre ditëve, civilët e bllokuar do të mund të marrin trajtim mjekësor dhe të furnizohen me ushqime e produkte tjera të domosdoshme.

Guterres nuk e ka specifikuar kur duhet të nisë armëpushimi. Festa e Bajramit shënohet në Sudan prej të premtes.

Prej nisjes së luftimeve mes trupave sudaneze dhe forcës paraushtarake, të shtunën, ai ka thënë se operacionet humanitare janë bërë “virtualisht të pamundshme” dhe se makinat për ndihmë janë sulmuar, plaçkitur ose konfiskuar.

Dy punëtorë të Programit të Kombeve të Bashkuara për Ushqim, janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, si pasojë e luftimeve në këtë shtet.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy