Situata me Covid-19 në Shqipëri, po merr përmasa alarmante. Mjeku Ilir Allkja, në studion e lajmeve në TvT, thotë së Shqipëria kryen shumë pak testime të të infektuarve në nivel me numrin e banorëve, çka as për së afërmi nuk krahasohet me vendet tjera në rajon.
“Megjithëse OBSH ka porositur të gjitha vendet e botës që të testojnë sa më shumë, Shqipëria në nivel testesh shkon në nivel me shtetin e Ganës, Somalinë, etj vende afrikane. Duhet testuar, ato nuk janë të mjaftueshme, këto ditë pozitiviteti ka shkuar mbi 23 përqind, Shqipëria 42 mijë teste për 2 milion banore, Bosnja bën mbi 12-0 teste për 1 milion banorë, po kështu Maqedonia, Kosova. Ne për nga standardet nuk jemi me vendet ballkanike, jemi poshtë vendeve ballkanike”.
Mjeku Allkja, thotë se zgjidhja ndaj kësaj situate nuk është karantinimi, porse niveli i trinomit “asisto, gjurmo, testo” në vend duhet të aplikohet në tërësi.
“Nuk mendoj se kjo është zgjedhja, nuk është karantinimi, duhet të mësohemi me idenë se virusi do të na shoqërojë edhe në vitin 2021, thjesht duhet të përpiqemi të bëjmë atë që po bëjnë vendet e përparuara “testo, gjurmo dhe trajto”, e cila në Shqipëri bëhet pjesërisht”.
Në opinionin e tij, mjeku Allkja, tha se me 300-400 të shtruar në ditë, shtretërit ezaurohen dhe si e tillë, nuk ka një strukturë organizative në shëndetësi, ku pacientët detyrohen të presin në radhë për tu liruar shtretërit.



