Ka nisur protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës.

Me thirrjen “Hajduti” qytetarët janë grumbulluar para institucionit të bashkisë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Veliaj.
Dorian Teliti gjatë fjalës së tij në protestë i bëri thirrje qytetarëve për rezistencë deri në arritjen e objektivave.
Më habit fakti se si ky njëri nuk tërhiqet nga vjedhjet e abuzimet. Kjo duhet të marrë fund një orë e më parë. Në këto zyra nuk ka vend për njerëz që shkelin ligjin. Sot prokuroria duhet të flasë. Mjaft më u mor me morrat e vegjël e cironkat, le të merret me peshkaqenët e mëdhenj. Korrupsioni në piedestalin 100% nuk duhet të ketë vend në vendin tonë. Të rezistojmë, siç jemi sot të vijojmë deri në arritjen e objektivave tona.



