Beci: Presidenti nuk duhet të dekretonte zgjedhjet për Tiranën, duhej ndërthurur ligji për vetëqeverisjen vendore me Kushtetutën

Beci: Presidenti nuk duhet të dekretonte zgjedhjet për Tiranën, duhej ndërthurur ligji për vetëqeverisjen vendore me Kushtetutën

Përmes një dekreti që pritet të debatohet gjatë, presidenti i Republikës, Bajram Begaj vendosi të mërkurën që zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës dhe 5 bashki të tjera të vendit të zhvillohen më 9 nëntor, pa marrë parasysh një ankim të regjistruar në Gjykatën Kushtetuese kundër shkarkimit të Erion Veliajt nga Këshilli i Ministrave.

Ish-prokurori Eugen Beci, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se dekretimi i zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë nga Presidenti Bajram Begaj nuk është veprim i justifikuar ligjërisht, pasi, sipas tij, nuk është marrë në konsideratë ndërthurja e duhur mes ligjit për vetëqeverisjen vendore dhe nenit 115 të Kushtetutës.

Presidenti nuk duhej të dekretonte zgjedhjet për Tiranën, sepse këtu nuk mund të merren parasysh vetëm një pjesë e legjislacionit. Duhet t’i shohim të dy ligjet në tërësi, atë të nenit 62 të ligjit “Për vetëqeverisjen vendore”, nenit 115 të Kushtetutës, i cili përcakton se aktet e këshillave vendorë mund të ankimohen përpara Gjykatës Kushtetuese, të ndërthurur në mënyrë organike. 

Veprimet e Presidentit duhet të bazohen në një kuadër të integruar ligjor, jo në trajtim të ndarë të dispozitave.

Nëse trajtohen të veçuara, pra Kushtetuta më vete dhe ligji për qeverisjen vendore më vete, atëherë kemi problem në interpretim. Rasti i Tiranës është kompleks dhe kërkon që shkarkimi dhe procesi i ankimit në Gjykatën Kushtetuese të merren parasysh para se të caktohet data e zgjedhjeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy