Pas tensioneve të kohëve të fundit mes Serbisë dhe Kosovës, duket se situata po vjen drejt normalizimit me ndërmjetësimin edhe të Brukselit. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar në ‘Facebook’ se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Serbisë Aleksandër Vucic, ku kanë diskutuar për dialog mes palëve për zgjidhjen e çështjeve.
“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. U pajtuam që të punojmë bashkërisht që nëpërmjet dialogut t’i zgjidhim të gjitha çështjet me interes reciprok e që ndërlidhen me procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”- ka shkruar Thaçi.
Pak ditë më parë zyrtarë të Kosovës dhe Serbisë u takuan në Bruksel. Përfaqësuesja e lartë e BE-së, tha se ishte e inkurajuar nga lidershipi, vizioni, vendosmëria dhe angazhimi i treguar nga liderët politikë për të adresuar zgjidhjen e problemeve të përbashkëta përmes dialogut.



