
Kryetari i Lëvizjes Bashkë dhe pedagogu, Arlind Qori i ftuar në emisionin ‘Të Pa ekspozuarit’ në MCN TV ka folur situatën në arsimin shqiptar.
Ai tha se auditorët po shpopullohen pasi të rinjtë zgjedhin emigrimin sepse me shkollë nuk ecet dot në vendin tonë. Duke e cilësuar si një këmbanë alarmi, Qori shtoi se dhe dega e mjekësisë që është aktualisht më e kërkuara ndodh për faktin që të pas universitetit të punojnë jashtë.
Nga mënyra se si shteti përgatit kuadrin ligjor, Manastirliu ndoshta është e para ministre në historinë e shtetit shqiptar që i ka dalë doktoratura plagjiaturë. Një ministre ta kapësh me kopje në punimin e doktoratës jo vetëm që se gjen gjë por Rama e bën dhe ministre të arsimit. Rama në 2015 ka bërë një reformë në arsim që efektet negative po i ndjejmë tani. Auditorët po shpopullohen dhe kjo shihet dhe prek më shumë universitetet publike.
Shumë të rinj sot nuk mund ti japin dot përgjigje pyetjes pse duhet të shkollohen. Sot ka më shumë vende bosh se studentë dhe e vërteta është se sot me shkollë në Shqipëri nuk çan dot. Katër janë rrugët e mobilitetit, puna, shkolla, emigrimi, dhe krimi dhe fatkeqësisht të rinjve sot shqiptarë u jepen vetëm dy alternativat e fundit ose të emigrojnë ose të bëhen pjesë e grupeve kriminale dhe kjo sot është një këmbanë alarmi.
Kjo është arsyeja kryesore pse studentët po e braktisin universitetin. Pse kërkohet kaq shumë mjekësia sot në Shqipëri, vetëm për arsyen që të punojnë jashtë Shqipërisë dhe pasoja e gjithë kësaj është degradimi universitetit, dëshpërimi studentëve, shpopullimi.



