Ish-prokurori Ervin Karanxha tha në Mcn Live se një nga versionet e hetimit për zhdukjen afro 10 orë të ish-zv.drejtorit të AKSH-it Daniel Shima duhet të jetë edhe rrëmbimi. Karanxha vë në dukje se Daniel Shima ka qenë një dëshmitar ku kanë kaluar shumë para, dhe shumë tendera të AKSH-it kanë qenë me parregullsi.
“Në përgjithësi kur një person largohet nga shtëpia dhe kthehet prapë s’ka ndonjë hetim të madh. Rasti i Shimës ka një specifikë, ka qenë ish-zv.drejtor i AKSH, dhe kemi një deklaratë të Ahmetajt që i është bërë presion. Kemi edhe postimin publik të z.Berisha që thotë ka ndodhur diçka tjetër. Ky rast s’duhet trajtuar si rastet e tjera, por duhet të bëhen hetime të plota dhe të gjithanshme.
Ka folur edhe me të dashurën që ka thënë ‘po më arrestojnë’, që lind dyshimi. Rasti ka ngarkesën e vet. Në çfarë vendi ka ndenjur? Kemi dëgjuar që ka pasur edhe probleme financiare. Një version i hetimit duhet të jetë edhe kjo që është rrëmbyer, dhe për shkak të zhurmës është liruar, por është një version. Mund të jenë edhe shkaqe personale.
Po të ishte për shkaqe të tjera? Ai s’do ishte gjallë. Duhet vlerësuar si rast, por s’mund të jemi pedant që ka ndodhur kështu apo ashtu. Duhen verifikuar të gjitha të dhënat që janë për këtë shtetas. Që e kanë marrë persona të panjohur, apo ka ikur për hesap të vet. Berisha mund edhe të pyetet si dëshmitar dhe mund të thotë që ‘qytetari dixhital’...
Duhet të verifikohet çfarë ka bërë në 12 orë Shima. A kanë lidhje grupet apo jo? Se që të dalët te grupet duhet ta kesh të provuar. Shima është një dëshmitar ku kanë kaluar shumë para. AKSH-i ka aty tendera mbi 30 milionë dollarë. Disa tendera kanë qenë me parregullsi të theksuara. Dy episode zhdukja e pretenduar te tuneli i Elbasanit, dhe ajo para një muaji duhet të provohen nëse kanë ndodhur apo jo”.



