
Analisti Ilir Kalemaj, tha sot në studion e "MCN live" se përjashtimet e ditëve të fundit në PD nga ana e kreut të saj brenda selisë, Lulzim Basha, nuk janë të parat e këtij lloji.
Kalemaj, tha se përjashtimet në këtë parti, kanë qenë që nga ish-kreu i saj, Sali Berisha, partia apo edhe vet Këshilli Kombëtar.
"Nuk janë këto përjashtimet e para nga kjo parti. Janë diku mbi 20 veta që janë përjashtuarmë hëret, nga Berisha, nga PD, nga Këshilli Kombëtar, ka ndodhur ky feonomen përgjatë 30 viteve disa herë.
Por rasti i fundit, nuk kemi të bëjmë me përjashtim, se pala tjetër po do të bëj fraksion, këtu kemi të bëjme me ata që u ndjen të rrezikuar nga një turmë e cila udhëhiqej nga këta që u përjashtuan, dmth nuk ka metodologji të qarta këtu se si u përjashtuan. Aty nuk është ndjekur një strategji koherente, ishte përgatur një listë. Grupi i Berishës i ka artikuluar të gjitha akuzat ndaj Bashëës, ndërsa grupi i Bashës ka një lloj sjellje radikale për këta, pra kemi të bëjmë me qasje të ndryshme".
Kalemaj, është i mendimit se tashmë pas ngjarjeve brenda dhe jashtë selisë së PD, janë në fokus disa skenare të mundshme, që mbeten për tu parë nga të dyja palët.
"PD është tashmë në mes të dy vendeve të pamundura, një që ka ndodh është se partia është ndarë në dy pjesë, një skenar i mundshëm, do të ishte që Basha të haptë garën brenda partisë dhe të hapte garën për kryertar, skenar tjetër do të ishte të beheshin ndryshime statutore dhe kryetari të ishte tip administratori.
Ajo që kemi parë, mund të themi se Basha ka shumicën e Grupit Parlamentar por tashmë ka 38 deputet, pqërjashtuar ata që i largojë, pastaj aleatët që e mbështesin Bersihën, pra ngelen 39 që i ka me ta, ngelet për tu parë kush janë zhvillimet e rradhës.



