
Të paktën 10 studentë kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë zhdukur pasi përmbytjet e menjëhershme kanë larguar autobusin e tyre pranë Detit të Vdekur në Jordani, ku rreth 40 fëmijë dhe mësuesit e tyre ishin në një shëtitje të enjten..
Një operacion i madh shpëtimi që përfshinte helikopterë dhe trupat e ushtrisë ishte në proces. Ekipet e kërkimit kanë shpëtuar deri tani 11 njerëz, disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, thanë burimet e mbrojtjes civile për Reuters.
Spitalet në zonë ku ndodhi tragjedia u vunë në alarm të lartë.
Një zyrtar i mbrojtjes civile u citua në televizionin shtetëror duke thënë se numri i viktimave pritej të rritet.
Një dëshmitar tha se një autobus me 37 fëmijë shkolle dhe shtatë arsimtarë kishin qenë në një udhëtim në një zonë turistike, kur u përfshi nga përmbytjet në luginë.
Kryeministri Omar Razzaz po mbikëqyr operacionin e shpëtimit, raportoi Jordan Times.



