Në përfundim të fjalës së kryedemokratit Sali Berisha, protestuesit hodhën shashka dhe tymuese drejt Kryeministrisë, duke krijuar tym dhe prani lëndësh piroteknike.
Kjo bëri që të krijohet një kordon i ngushtë policor, për të parandaluar çdo precipitim të situatës.
U desh ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për vënien e situatës nën kontroll, ndërkohë që deri më tani nuk raportohet për incidente apo të lënduar.
Ndërkohë Berisha tërhoqi protestuesit pas vetes, drejt godinës së Parlamentit, ndërsa vijoi në Bashkinë e Tiranës me fjalim para protestuesve, për të përmbyllur më tej te Banka e Shqipërisë, në afërsi të godinës së Partisë Socialiste.
Po të hënën kryedemokrati paralajmëroi në protestën e sotme një protestë të hënën para Parlamentit.
Sot ne jemi paqësor, por prisni të hënën.



