BE kërkesë Kuvendit: Shtyjeni për në shtator zgjedhjen e kryetarit të AMA-s

BE kërkesë Kuvendit: Shtyjeni për në shtator zgjedhjen e kryetarit të AMA-s

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri i ka bërë thirrje Kuvendit që ta shtyjnë procedurën bashkë me emërimin e anëtarëve të bordit të AMA-së, për në muajin shtator, dhe që të njejtën mos ta mbaj sot.

Në deklaratët e publikuar nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri, theksohet se kjo është mënyra më e mirë për të arritur konsensusin dhe legjitimitetin e pranuar gjerësisht.

Delegacioni BE nënvizon se është e rëndësishme që në këtë proces të mos ketë dyshime mbi natyrën jopartiake, profesionale dhe pluraliste të punës së AMA-s.

Njoftimi i delegacionit të BE-së

Autoritetet rregullatore të mediave duhet të punojnë në mënyrë të paanshme, transparente dhe me një legjitimitet të njohur nga të gjithë. Bashkimi Evropian ka rishikuar Direktivën e Shërbimeve të Mediave Audiovizive dhe ka paraqitur kërkesa të reja për pavarësi për rregullatorët kombëtarë të mediave përfshirë detyrimin për të vendosur procedura transparente dhe të pavarura për emërimin dhe shkarkimin e kryetarit dhe anëtarëve të bordit të këtyre autoriteteve. Ky legjislacion është pjesë e acquis të BE-së të cilin Shqipëria duhet të përshtasë.

Ne kemi ndjekur nga afër procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri dhe anëtarëve të bordit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA). Është e rëndësishme që të mos ketë dyshime mbi natyrën jopartiake, profesionale dhe pluraliste të punës së AMA-s. Vëmë re se votimi nga Parlamenti për emërimin e kryetarit është planifikuar për sot, në seancën e fundit të kësaj legjislature. Ne i ftojmë autoritetet të marrin në konsideratë të vazhdojnë me këtë emërim gjatë legjislaturës së ardhshme në shtator, së bashku me emërimin e anëtarëve të bordit të Autoritetit, si mënyra më e mirë për të arritur konsensusin dhe legjitimitetin e pranuar gjerësisht.

Partia Demokratike dje përmes deputetes së zgjedhur Albana Vokshi, ka akuzuar kryeministrin, Edi Rama lidhur me kreun e Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA) që pritet të votohet sot në Kuvend.

Vokshi shkruan se është koha që Edi Rama të tërhiqet nga vendimi antidemokratik për të kapur AMA-n përmes ish-zëdhënëses së tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy